Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Fierit/ GJKKO pranon gjykim te shkurtuar ndaj të pandehurve


GJKKO pranon gjykim te shkurtuar për 16 të pandehur, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako si dhe për 3 subjekte juridike në çështjen për e inceneratorit të Fierit.

Bëhet me dije se për 3 të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione do vijojë gjykimi normal.

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani.

Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

Seanca e radhës u vendos më datë 12 qershor.