Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë pasi mundi në javën e fundit Teutën në stadiumin ‘Arena e Demave’ me rezutatin 2-0.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Rrapaj e Cara. Tirana nga ana e saj e bëri detyrën ndaj Erzenit duke shpresuar te një hap fals i Partizanit për të marrë titullin, po kjo nuk ndodhi.
Pas javës së fundit, Partizani do marrë pjesë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërsa Tirana, Egnatia e Vllaznia do luajnë në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Një kategori më poshtë zbresin Bylis e Kastrioti ndërsa Erzeni do luajë me Korabinnë play-out për të vendosur nëse do qëndrojë në Superligë apo do zbresë një kategori më poshtë.