Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonte 23 emigrantë me fugon, arrestohet në Devoll 35-vjeçari nga Pogradeci


Policia ka arrestuar një 35-vjeçar nga Pogradeci i cili u kap në Devoll duke transportuar me fugonin e tij 23 emigrantë.

Shtetasi L.V i transportonte emigrantët e paligjshëm kundrejt shumave 300-1000/person.

Atij ju sekuestrua fugoni me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 12”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-L. V., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 23 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.