Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi paraqitet në SPAK: Dorëzova prova për blerjen e votës në Bashkinë Kuçovë


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ishte ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme mbi një kallzim penal lidhur zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë.

Pas daljes nga SPAK, Vokshi bëri me dije se paraqitja e saj ishte për të dorëzuar provat për dyshimet e shtrembërimit të votës në Bashkinë Kuçovë nga kryetari dhe biznesmeni Pëllumb Salillari.

Hajdari ka shfrytëzuar burimet financiare dhe burimet njerëzore të bashkisë për përfitime elektorale. Ka disa video dhe prova që provojnë faktin që është shtruar asfalt elektoral dhe projekte pa tabelë në disa zona pa asnjë standart. Kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë ndalur këto punime sepse po bëheshin pa standarte. Ndërsa punimet janë bërë me dyfishin e vlerës. Ka video dhe prova konkrete ku shpërndahen thasët me miell derë më derë”-deklaroi Vokshi.