Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetet socilae ka ngritur pyetje drejt politikës shqiptare, lidhur mbi propozimet që ai ka bërë ditët e fundit.
Basha kërkon që njerëzve t’ju kthehet një përgjigje për 3 propozimet, që janë listat e hapura, vettingu në politkë dhe kufizimi i mandateve.
Basha e mbyll statusin e tij duke thënë se sulmet, mashtrimet dhe baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin
Postimi i plotë:
Kthejuni një përgjigje njerëzve.
A jeni për listat e hapura? Po apo jo?
A jeni për vettingun në politikë? Po apo jo?
A jeni për kufizimin e mandateve? Po apo jo?
A jeni për një President të Republikës kukull, apo për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, siç ishte para 2008-ës, para se ju zotërinj ta asgjesonit? Po apo jo?
Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.