Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia në pallatin ku po punonte, humb jetën 50-vjeçari në Sarandë


Një punonjës ndërtimi në Sarandë është rrëzuar nga lartësia duke punuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia thotë se shtetasi E.K rreth 50-vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht duke punuar në një pallat në ndërtim.

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.