Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 19-vjeçari nga Çorovoda


Një 19-vjeçar banues në Çorovodë është arrestuar nga policia pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për moskallëzim krimi.

19-vjeçari dyshohet se ka shoqëruar në automjet shtetasin A.G i cili pas një konflikti të çastit të ndodhur në prill të këtij viti qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I.D.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit, Pasurisë, Dhunës në familje dhe të Miturve, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë, bënë ndalimin e shtetasit F. Ç., 19 vjeç, banues në Çorovodë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet, shtetasin A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.