Vendosni fjalën kyçe....

Nuredin Dumani përballë trupës të gjyqtarëve në GJKKO, do dëshmojë për 4 vrasje


Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani do të jetë sot përballë togave të zeza për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Dumani do të dëshmojë në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, (i penduar i drejtësisë) Besian Xhixhës, dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Për këto ngjarje akuzohet edhe Talo Çela, por procesi për të është ndarë se është në arrati.

Dëshmia e Allës ka përplasje me rrëfimet e Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale si vrasës me pagesë.