Pas Ramush Haradinajt, edhe LDK-ja ka kritikuar veprimet e qeverisë Kurti në veri të vendit.
Në një reagim zyrtar zyra e partisë thekson se reagimet e aleatëve kryesorë të Kosovës dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik të vendit.
Po kështu në reagim thuhet se devijimi nga ecja në rrugëtimin euroatlantik është shërbim ndaj Serbisë e nuk do lejohet.
“Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë. Në vend të euforisë së grupeve partiake të zgjedhë rrugëtimin e vendosur euroatlantik të shtetit bashkë me aleatët. Devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tonë. Nuk do të lejojmë me asnjë çmim, asnjë politikan e asnjë Qeveri, të rrezikojë themelet e shtetësisë.” – thuhet në reagimin e LDK-së.