Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit serbë në Veri, dëmtojnë makinat e disa mediave shqiptare


Protestuesit serbë, të cilët po e kundërshtojnë udhëheqjen e kryetarëve të rinj në komunat veriore, kanë dëmtuar edhe disa makina të mediave të vendit tonë.

Raportohet se makina e Panorama Tv është sulmuar mesditën e sotme nga të rinj serbë të cilët hodhën gurë e tulla mbi automjetin me logon e televizionit.

Shoferi i Panorama Tv tha në një intervistë se ishin pesë deri në dhjetë persona që hodhën gurë e tulla mbi automjet.

Çfarë ndodhi?

“Unë po rrija në makinë, erdhën nga krahu i majtë 10 vetë me maskë dhe na goditën. Na gjuajtën me gurë dhe tulla. Ne arritëm të largoheshim. Kjo ngjarje ndodhi në pak sekonda.” tha shoferi.

Ndërkohë, shoferi tha se është sulmuar dhe mjeti i A2CNN.