Vendosni fjalën kyçe....

Rinumërim votash për Këshillin Bashkiak në Mallakastër, një mandat i PS-së i kalon PDIU-së


Hapja e kutisë së votimin në Mallakastër me kërkesë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet duket se ka ndryshuar rezultatet.

Mësohet se nga rinumërimi i votave në një qendër votimi për këshillin bashkiak, rezultoi se 63 fletë votimi me siglën e partisë së Shpëtim Idrizit, në numërimin e parë, i kishin kaluar PS.

Tashmë PDIU merr një mandat për Këshillin. Ndërsa në procesverbal ishte shënuar 0 vota, e kundërta rezultoi nga rinumërimi, ku u bë me dije se PDIU kishte marrë 63 vota.

Në këtë mënyrë Partia Socialiste është me një mandat më pak në Këshillin Bashkiak, dhe mandati do t’i kalojë Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.