Vendosni fjalën kyçe....

Shoqërohet në polici drejtori i UKT-së në Shkodër


Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, Arvit Bushati, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici.

Shkaqet e shoqërimit të tij nuk dihen ende.

Policia e Shkodrës bëri me dije se ai është thirrur në polici për të bërë një deklarate, por pa saktësuar për çfarë çështjeje.

Më herët ai ka qenë i dyshuar për shitblerje vote gjatë fushatës elektorale, por ato akuza u hodhën poshtë nga gjykata në Shkodër.