Vendosni fjalën kyçe....

Analisti amerikan: Kurti ka përgjegjësi për situatën po jo sa Vuçiç, duhet të koordinohej me KFOR-in


Analisti amerikan Edward Joseph deklaroi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përgjegjësi për tensionet në Kosovë, por shtoi se përgjegjësia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç është më e madhe.

Teksa komentonte tensionet në veri nga samiti i Bratislavës ku merr pjesë ai tha se Kurti ka jo pak përgjegjësi për gjendjen duke thënë se duhet të bashkërendonte çdo veprim me KFOR-in që ka përgjegjësi për sigurinë në Kosovë.

“Përgjigjia është, po Albin Kurti bëri një gabim, mund të them që të dyja palët kanë përgjegjësi, po përgjegjësia nuk është e barabartë. Përgjegjësia e Beogradit është më e madhe po edhe Albin Kurti ka përgjegjësi. Ai e nxiti situatën, prandaj edhe SHBA-ja, miku i madh i shqiptarëve i bëri apel Kurtit që të mos e bënte këtë dhe të zgjidhte një masë të moderuar edhe vendet e QUINT-it i kërkuan të njëjtën gjë Albin Kurtit. Sepse është KFOR-i që ka përgjegjësinë përfundimtare për sigurinë. Nuk është qeveria e Kosovës, por KFOR, misioni i NATO-s. Dhe qeveria e Kosovës duhet t’i koordinojë veprimet e saj në veri bashkë me KFOR-in. Albin Kurti nuk e bëri këtë, dhe sot kemi një situatë ku ushtarët e KFOR-it janë plagosur. Unë dikur kam  qenë nënkryetar i OSBE-së në Kosovë dhe mbaj mend në vitin 2011 një situatë të tillë, kur qeveria e Kosovës dërgoi trupat në veri të vendit dhe një polic i saj u vra. Ishte një tragjedi për familjen e të ndjerit por shkaktoi një reaksion zinxhir që pasoi me barrikada dhe reagime të tjera të pakicës serbe. Kështu që Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësinë e tij sepse nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme edhe pse kjo nuk do të thotë se ka përgjeëegjësi të barabartë me Aleksandër Vuçiçin. Ajo e Vuçiç është përgjegjësi më e lartë. Unë po flas nga Bratislava ku presidentit Vuçiç dhe kryeministri Kurti së bashku me Miroslav Lajçak do jenë ketu dhe është interesante të shohim se çfarë do thonë. Ata nuk do jenë në të njëjtin panel po është interesante të shohim çfarë do thonë. Unë sot i kërkova kryeministrit të Sllovakisë përse nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe e inkurajova që të ndërmarrë një hap të tillë.” – tha Joseph.