Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën, 35 vite për Arjol Halilajn


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën, i cili është nën akuzë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja. Po ashtu SPAK ka kërkuar edhe 35 vite burg për Arjol Halilajn.

Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal. 

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.