Autoritetet ligjzbatuese në Itali dhe Spanjë arrestuan 33 të dyshuar në një aksion të koordinuar kundër një rrjeti kriminal global të pastrimit të parave.
Autorët e dyshuar, të cilët janë me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane, kishin krijuar një rrjet ndërkombëtar kompanish për të pastruar paratë e pista.
I ashtuquajtur “kontrollues i rrjetit të pastrimit të parave”, rrjeti kriminal ofronte shërbim profesional kriminal për të fshehur origjinën e të ardhurave të krijuara nga trafiku i paligjshëm i drogës nga Amerika e Jugut.
Me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, specialistë të pastrimit të parave nga Guardia di Finanza italiane zbuluan një rrjet kompanish elektronike të vendosura në mbarë globin dhe sekuestruan 18.5 milionë euro asete.
Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky rrjet komplek kompanish lejoi krimin e organizuar të maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe/ose destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe të shmangte zbulimin e tyre.
Pastrimi i parave i bazuar në tregti
Për të pastruar fitimet nga droga të krijuara në Evropë, kriminelët e arrestuar ofruan një shërbim të pastrimit të parave të bazuara në tregti të njohur si “Black Market Pesos Exchange”. Ky proces zvogëlon rrezikun e humbjes së parave përmes konfiskimeve dhe lejon akses më të shpejtë në fondet. Prodhuesit e drogës u jepnin drogë blerësve italianë si një formë kredie.
Fitimet e krijuara nga shitja e drogës në Evropë u morën më pas nga agjentët, u futën në kompani dhe u përdorën për porositjen e mallrave të tilla si telefonat celularë nga Kina, për të dhënë vetëm një shembull. Këto mallra u dërguan më pas në Shtetet e Bashkuara dhe u transportuan më tej në Kolumbi, ku u futën në treg. Me t’u shitur, kartelet si Grupo Armado Organizado morën paratë e gatshme dhe kështu pagesën e tyre të fshehtë për drogën që u jepeshe shitësve evropianë.