Vendosni fjalën kyçe....

Samiti në Sllovaki, Rama takon Macron: prekëm thellësisht temat e rajonit dhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri


Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga samiti në Sllovaki, ku ka takuar edhe presidentin francez Emanuel Macron.

Në postimin e tij, Rama shkruan se në këtë takim me Macron, u prekën thellësisht temat e rajonit, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në, si edhe mardhëniet Francë-Shqipëri.

 

Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, shkruan Rama.