Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike është mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Përmes një reagimi, ky Senat e ka shpallur vendimin politik dhe të pa hartuar në konsultime dhe transparencë.
Mes të tjerash Senati i Akademisë së Albanologjisë bën me dije se do të vazhdojnë misionin për mbrojtjen e lirisë akademike.
REAGIMI
Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:
Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;
Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;
Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.
Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.
ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijëra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.