Një numër i madh i serbëve janë mbledhur në Zveçan në ditën e tretë të tensioneve në veri të Kosovës.
Në mesin e protestuesve është parë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.
Ata që u mblodhën para ndërtesës së Komunës së Zveçanit shpalosën një flamuri serb të gjatë rreth 250 metra.
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.
Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.
Protestues janë mbledhur edhe në Zubin Potok.