Studiuesi Auron Tare në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin SYRI TV, ka folur mbi vendimin me VKM, të shkririjes së Akademisë së Shkencave të Albanologjisë.
Tare e ka quajtur ASA-n, si një institucion i cili tërë këto vite nuk ka arritur të bëhet i rëndësishëm për shkencën shqiptare, qëkurse ka patur një reformim që në kohën e zoiti Berisha si kryeministër, e krijuar si QSA.
Tare thotë se ka një akademi tjetër që e drejton Sazan Guri, e cila ka qënë më e përfshirë në çështjet me interes publik.
“Pashë insertin tuaj dhe ka disa pasaktësi. E para shkenca nuk mbyllet. Të mos harrojmë se Akademia e Shkencave dhe ASA, që është krijuar si QSA, ka qënë pjesë e reformës që kur ka qënë zoti Berisha kyeministër, i cili mendoj unë,dhe njerzit përqark tij kanë dashur të hiqnin kornizën sovjetike të akademisë shqiptare dhe porpozuan një formë tjetër, krijuan një qëndër, e cila tërë këto vite nuk arriti të bëhej një institucion i rëndësishëm, mendoj unë, për shkencën shqiptare. Të mos harrojmë se ka një Akademi tjetër të cilën e drejton Sazan Guri, i cili ka qënë më luajal dhe më i përfshirë në çështjet me interes publik. “ tha Tare.
Tare vijon në fjalën e tij, duke e quajtur edhe instituin e Arkeologjisë, si palë me qeverinë, duke mbyllur gojën edhe sytë në vendimet e saj.
Ai thotë se ka denoncuar vet disa raste si lulishtja 1 Maji në Durrës apo rasti Velierës, ndërsa ky institut ka heshtur.
“Statusi im ka të bëjë më tepër me rolin e studiuesit dhe intelektualit në të mirën e dobisë publike, jo detyrimisht sa ka gërmuar dhe ka gjetur një qyp në Butrin apo Apolloni, por rolin e tyre të trashëgimisë kulturore në interes publik. Dhe mund t’ju them se instituti i Arkeologjisë ka qënë një institut i cili ka mbyllur gojën dhe ka pranuar në heshtje të gjitha vendimet e qeverisë, ka qënë dhe palë. Mos harroni që unë kam qënë zyrtar i këtij shteti, kam qënë dhe në tv tuaj dhe kam denoncuar disa nga problematikat në trashëgiminë kulturore, siç ishte lulishtja 1 Maji në Durrës, e cila është një krim i madh i trashëgimisë kulturore, ku instituti i Arkeologjisë mbylli sytë dhe nuk foli kurrë, “Veliera” ku insitituti i Arkeologjhisë nuk foli, biles e legjitimuan atë që ndodhi në gërmimet arkeologjike të Velierës, ku dihet sa janë dëmtuar ato. Rasti i Teatrit, a foli njeri nga instituti i Arkeologjisë apo ASA? “
Tare thotë se sot askush nuk e mbështet ASA-n, sepse janë bërë palë dhe nuk folën kurrë, kur duhet të dilnin të flisnin publikisht në rastet e mësipërme.
Ai nuk lë pa përmendur edhe amenndimin për ligjin e trashëgimisë kulturore, të cilin e quajti të turpshëm, sepse i ka hapur rrugë dhënies së Butrintit një fondi privat, duke shtuar se e njëjta gjë do ndodhë edhe me Kalanë e Gjirokastrës.
“Kur ka folur instituti i Arkeologjisë apo ASA, për amendimin e turpshëm të zonjës Kumbaro, për ligjin e trashëgimisë kulturore, i cila i hapi rrugë sot, dhënies së Butrintit një fondi privat, i ka hapur rrugë edhe gjërave të tjerave, sepse do shikoni që edhe Kalaja e Gjirokastrës do kalojë në menaxhim privat. Futën kokën në rërë dhe nuk u përfshinë fare. Rasti më flagrant Butrinti, ku kam shkuar personalisht dhe kam takuar drejtuesit e arkeologjisë, ku ju kam kërkuar të flasin, por u bënë palë, nuk folën kurrë. E mira publike ishte që këta njerëz të dilnin të flisnin. “ tha Tare.