Vendosni fjalën kyçe....

Televizionet opozitare turke nën hetim për “mbylim fyes” gjatë fushatës zgjedhore


Organi mbikëqyrës i transmetimeve të Turqisë ka nisur një hetim ndaj kanaleve televizive të opozitës lidhur me mbulimin që ato i bënë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Gjashtë stacione, përfshirë Fox TV, TELE1 dhe Halk TV, po hetohen për “fyerje të publikut” nga Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të vendit (RTUK).

Të dielën, Rexhep Tajip Erdogan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, duke i siguruar atij një mandat tjetër pesëvjeçar. Kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu tha se ishin “zgjedhjet më të padrejta në vite”, megjithëse nuk e kundërshtoi rezultatin.

Kryetari i RTUK-së Ebubekir Sahin akuzoi kanalet se po shkojnë kundër vullnetit kombëtar për të “poshtëruar kombin tonë të dashur”.

“Ne nuk do të heshtim kundër këtyre qëndrimeve të atyre që nuk respektojnë vullnetin kombëtar, demokracinë dhe rezultatet e zgjedhjeve, dhe atyre që fyejnë popullin tonë dhe përpiqen të poshtërojnë kombin tonë të dashur”, shkroi Sahin në Twitter më 30 maj, përcjell Euronews.

Erdogan është vënë nën një vëzhgim të shtuar ndërkombëtar për goditjen e lirive të medias gjatë sundimit të tij prej dekadash.

Në prag të votimit, organizata monitoruese Reporterët pa Kufi paralajmëroi se lideri i Turqisë kishte “rritur sulmet e saj ndaj gazetarëve në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga rënia ekonomike dhe demokratike e vendit dhe për të forcuar bazën e saj politike”.

Rreth 90% e medias kombëtare është nën kontrollin e qeverisë, thonë ata.

Mbikëqyrësi, RTUK është akuzuar se është përdorur si një mjet censurimi për të goditur mediat opozitare kohët e fundit.

Një nga premtimet zgjedhore të rivalit laik Kilicdaroglu ishte rivendosja e lirisë së fjalës dhe rikthimi i cilësive të një “bote të civilizuar” nëse zgjidhej.

Rizgjedhja e Erdoganit ka ngjallur sërish shqetësime mbi lirinë e medias, pasi kanalet televizive pro-qeveritare forcuan kontrollin e tyre me mbulimin që favorizonte sundimtarin.

Partia e tij në pushtet AK paraqiti një projekt-ligj të ri vitin e kaluar për të kriminalizuar përhapjen e “dezinformimit”, duke e bërë të detyrueshme që platformat të heqin përmbajtjen e konsideruar fyese nga individë ose qeveria turke.

Presidenti Erdogan foli në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Unionit të Dhomave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë (TOBB) të mbajtur të martën në Ankara.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, presidenti tha se rezultatet e zgjedhjeve ishin një “vendim i fatit” për vendin, duke shtuar se populli votoi për “stabilitet”.

Ai gjithashtu trajtoi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, duke shtuar: “Qëllimi ynë është të vendosim një brez sigurie dhe paqeje rreth nesh nga Evropa në Detin e Zi, nga Kaukazi dhe Lindja e Mesme deri në Afrikën e Veriut”.