Vendosni fjalën kyçe....

“Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka fuqi zero” – Rama: Shfaqe për politikë të brendshme


Kryeministri Edi Rama nga Bratisllava e ka cilësuar me impakt zero shfaqen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Sipas Ramës, kjo shfaqje është konsum i politikës së brendshme serbe.

Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi 0. Çfarë mund të bëjë, asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama.

Më tej Rama komentoi rritjen e tensioneve në veri të Kosovës ku tha se problemet shfaqen sa herë vjen vera. Sipas tij palët janë një hap larg një marrëveshje dhe po hezitojnë.

Për fat të keq gjithmonë përpara se të vijë vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës. Atje nuk ka det dhe kokat nxehen. Ku ishin 20 vjet më parë, apo 10 vjet më parë? Ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në situatën më të mirë. Gjërat mes Kosovës dhe Serbisë janë vetëm një hap larg një marrëveshje, tani të dyja palët janë në një moment hezitimi. Kjo është perspektiva. Është më mirë se në çdo kohë. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur tërësisht. Por  nuk është tregues i problemeve konkrete. Ka kryetarë komunash të zgjedhur me 1% të votave dhe 99% nuk ndihen të përfaqësuar. Ka një hezitim për të arritur marrëveshjen”-tha Rama.