Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i lartë amerikan thirrje Vuçiç-it: Urdhëro serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in


Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Kirby i ka kërkuar sot Serbisë të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë.

Në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Kirby tha se presidenti serb Vuçiç duhet t’i urdhërojë serbët e Kosovës që të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të shmangin dhunën e mëtejshme.

“Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.