FSB ka zbuluar një fushatë spyware të orkestruar nga shërbimet sekrete amerikane përmes një virusi në disa mijëra pajisje celulare Apple që u përkasin shërbimeve diplomatike të vendeve të NATO-s, Izraelit dhe Kinës në Rusi, sipas RT News.
Hetimi “dëshmon për bashkëpunimin e ngushtë të kompanisë amerikane Apple me komunitetin kombëtar të inteligjencës, veçanërisht NSA-në e SHBA-së”, tha FSB.
“Kjo konfirmon se politika e deklaruar për sigurimin e privatësisë së të dhënave personale të përdoruesve të pajisjeve Apple nuk është e vërtetë.”