Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi tha sot se qëllimi i kryesor i vendimit për Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) është bashkërendimi i kërkimi shkencor e jo pushtimi i saj.
Në një konferencë për mediat ai tha se buxheti i ASA-s do kontrollohet nga Institutet dhe se ai do vijë përmes institucionit që drejton ai.
“Ne kemi kërkuar të bashkohet. Kjo është zgjidhja e vetme dhe këtë e kemi kërkuar pa marrë nëse ASA ka status ligjor apo jo dhe ASA nuk po dënohet dhe as po internohet. Me qeverinë sipas teje e kemi mirë, por harroni një gjë, asnjë Akademi nuk ka vendosur që të zhvillojë shkencën me leket e akademikëve, por me lekët e shtetit. Kur qeveria u bind që Akademia po reformohej, filloi edhe ta mbështesë. Nuk quhet kundër ai që nuk di se çfarë do. Ata duan një status të veçantë dhe statusi i veçantë është vetëm për Akademinë e Shkencës. Të gjitha njësitë që ngremë ne këtu, akademikët marrin vetëm përgjegjësitë e drejtimit. Qëllimi ynë është koordinimi i kërkimi shkencor dhe jo uzurpimi siç edhe duan ta transmetojnë.” – tha Gjinushi.