Vendosni fjalën kyçe....

Kurti telefonatë me zëvendësin e KSK-së të Biden dhe tre senatorët amerikanë: Të largohen turmat serbe nga komunat deri në zgjedhjet e reja


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar telefonata të rëndësishme me eksponentë të politikës amerikane që si duke i kanë dhënë mbështetje për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Fillimisht Kurti lajmëroi për telefonatën e zhvilluar me zëvendësin kryesor të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Joe Biden.

Sipas Kurtit fundi i dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi do ulte tensionet deri në zgjedhjet e reja në ato komuna.

Kënaqësi të flisja me Jon Finer, Zëvendësin Kryesor të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-ve,. E falënderoi për telefonatën e tij dhe angazhimin për të punuar me SHBA për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”-shkruan Kurti.

Më tej Kurti njofton edhe për telefonatën e zhvilluar me tre senatorë amerikanë ku ka treguar edhe rrugën drejt depërshkallëzimit deri në zgjedhjet e reja.

Gjithmonë është mirë të flasësh me senatorët Chris Murphy Peter Ricketts dhe Jeane Shaheen. I falënderoi ata për mbështetjen e tyre të gjatë ndaj Kosovës. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të Komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes Dypalëshe është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhjet e reja”-shkruan Kurti.