Presidenti i Francës Macron, ka njoftuar se sot bashkë me kancelarin gjerman Scholz, do bisedojë me presidenten e Kosovës Osmani dhe presidentin e Serbisë Vuçiç.
Macron e bëri njoftimin gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë të mërkurën.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe kryeministri Kurti, i cili u takua me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Takimet do zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
Macroni ka pohuar se autoritetet e Kosovës ‘mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm’ në veri të Kosovës.