Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka reaguar për njoftimin e e Ministres së Financave që pagat nuk do jenë me rritje për muajin maj.
Tedi Blushi e ka quajtur maskaradë vendimin dhe tallje me ligjin dhe administratën.
Sipas tij qeveria nuk do e shpërndajë pagën e rritur sepse nuk ka gati përllogaritjet.
“Maskaradë! Çfarë tallje me ligjin dhe administratën! Rritja e pagës është miratuar me vendim Kuvendi por Qeveria nuk e shpërndan se nuk ka gati përllogaritjet! Ibrahimaj as për mësuese matematike nuk do ta pranonin, jo për Ministre të Financave!”, ka shkruar Blushi.