Një person është lënduar në Mat mbrëmjen e djeshme.
I lënduar ka mbetur Akil Dedja ndërsa autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar si Bashkim Koçi.
Dy personat kanë qenë duke pirë së bashku në një lokal e dyshohet se përplasja ka ndodhur për motive banale. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 e 30 të mëngjesit ndërsa deri tani për ngjarjen në polici janë shoqëruar 8 persona.