Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët kosovarë shpërfillin thirrjet e policisë dhe organizohen në Mitrovicë për të protestuar me simbolet kombëtare


Qytetarë të shumtë janë bërë bashkë për të marshuar drejt urës së Ibrit në Mitrovicë.

Pavarësisht thirrjes së Policisë së Kosovës për të mos rënë pre e thirrjes që është bërë në rrjete sociale për të protestuar në veri të Kosovës, shqiptarë e Kosovës janë bërë bashkë për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth kësaj situate.

Dhjetëra qytetarë janë organizuar dhe kanë shprehur se janë kundër dhunës së policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Disa të tjerë janë dëgjuar duke thënë se “nuk ka kthim mbrapa”.

Më herët, Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm bën thirrje që të bojkotohet kjo protestë, e cila u shpërnda në rrjete sociale ditëve të fundit.

Sipas raportimeve, autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar nga persona të dyshuar jashtë Kosovës”./Koha.net

 

foto galeri