Vendosni fjalën kyçe....

Takimi Osmani-Vuçiç, ndërkombëtarët dalin me tre kërkesa: Mosplotësimi do ketë pasoja të rënda


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ai serb Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim biletaral në Moldavi së bashku me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së Joseph Borrell.

Pas takimit, ndërkombëtarët kanë vendosur 3 kërkesa ku kanë kërkuar zgjedhje lokale, pjesëmarrjen e serbëve në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndërkombëtarët paralajmërojnë me pasoja të rënda me mosplotësimin e kërkesave.

Kemi 3 kërkesa të qarta:

– Zgjedhjet e reja lokale tani

– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

Dështimi për ta bërë këto, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”-shkruan Borrell.