Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç ndan foton e takimit me Ramën në samitin evropian: Të bëjmë bashkërisht çdo përpjekje për paqen


Kryeministri Rama është takuar me presidentin serb Vuçiç në samitin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Moldavi.

Foton e takimit e ka ndarë Vuçiç, ndërsa në takim kanë qenë të pranishëm presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtarja serbe e kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic.

Ata kanë diskutuar lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.