Vendosni fjalën kyçe....

5 viktima nga kolera në vendin afrikan, qindra raste të regjistruara


Mbi 230 raste të kolerës janë konfirmuar në provincën Jugore Kivu të Republikës Demokratike të Kongos në vetëm një javë.

Pesë persona kanë humbur jetën nga sëmundja e shkaktuar nga uji dhe po shtohet frika se gjendja mund të përkeqësohet me shpejtësi.

“Kolera është një sëmundje e duarve të pista. Është një sëmundje që tregon pabarazinë në diskrecionin e burimeve në vendin tonë,” tha për mediat drejtori i spitalit në Bukavu, Guy Mulinganya.

Spitalet po promovojnë higjienën e duarve dhe ushqimit në një përpjekje për të luftuar shpërthimin, megjithëse ka paralajmërime se sëmundja mund të përhapet më tej nëse nuk ndërhyhet shpejt.