Aleksandër Soros, djali i Xhorxh Soros, ka qenë i pranishëm në Bratisllavë gjatë takimit të liderëve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor.
Aleks Soros ka shpërndarë një foto me Ramën të cilin e quan liderin kryesor që tregon stabilitet rajonal në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, Rama meriton më shumë mërita për këtë.
“Me vëllain tim Edi Rama në Bratislavë. Edi është “fanari” i stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe një fqinj i mirë për të gjithë – ai meriton më shumë merita për këtë. Faleminderit për gjithçka që bën për Shqipërinë, Evropën dhe aleancën transatlantike vëllai im”-shkruan Aleks Soros.