Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Tahirit tregon rrethanat që pranoi Gjykata e Elbasanit për lirimin e Tahirit


Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit, në një deklaratë për mediat zbuloi rrethanat me të cilat Gjykata e Elbasanit pranoi kërkimin për ndryshimin e formës së dënimit ndaj klientit të tij.

Haxhia tha se arsyet kishin të bënin me bashkëshorten e tij e cila vuan nga një sëmundje që i pamundëson kujdesjen ndaj fëmijëve.

“Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret.

Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, plotësimi e nevojave familjare. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt telefonik. Ky vendim nuk apelohet.

Erdhën 3 grupe të ekspertizën. Tahiri nuk ka probleme me shëndetin.”- tha Maks Haxhia për mediat.