Vendosni fjalën kyçe....

Basha për lirimin e Tahirit: Goditje e rëndë për shpresat te drejtësia, vetting për politikanët


Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë një takimi me një grup të rinjsh ai tha se vetting i politikanëve duhet bërë  me çdo kusht duke shtuar se lirimi i Tahirit është goditje për shpresat e rinisë për drejtësi.

“Vettingu i politikanëve. Edhe një që ishte i dënuar doli nga burgu. Ndërkohë vazhdon çështja në SPAK, për “shpërdorim detyrë”, goditje për shpresat e rinisë për drejtësi. Vettingu njësoj si në drejtësi dhe polici, politikanët të jenë subjekt i holluar për pasurinë dhe të afërmit e tyre. Duhet të merret vesh kush është i korruptuar, kush është peng dhe tek kush. Me fakte dhe jo me fjalë. Vettingu i politikanëve duhet bërë.” – tha Basha.