Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr pamjet: Në Kamzë komisionerë të PS-së votuan në vend të qytetarëve


Kryetari i PD-së të Rithemelimit Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ka publikuar sot një sërë videos nga votimi në Kamëz, ku sipas tij komisionerët e PS-së kanë votuar në vend të qytetarëve.

Berisha tha se nga hetimi i 6 qendrave të votimit në Kamëz rezulton se janë vërejtur 240 ndërhyrje manipulative.

Sot do të paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të procesit elektoral në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendra që ka kjo bashki. Kandidati ynë kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet anti kushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës. Në këto 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative. Rasti i operatorit Haxhi Guzja, voton vetë me disa karta identiteti në QV 1577/1 Valias i vjetër Kamëz. Ilva Marku, komisionere që ngrihet dhe voton për votuesin”, u shpreh Berisha.