Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka dëshmon në SPAK: Isha për blerjen e votave me para publike në Vaun e Dejës, Krujë e Vorë


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka pasi dëshmoi për rreth 1 orë në Prokurorinë e Posaçme dha para mediave arsyet se pse u thirr nga prokurorët.

Noka tha se ishte për të dëshmuar për përdorimin e parave publike për blerje votash në Bashkitë Vau i Dejës, Krujë e Vorë.

Për bashkinë Vau i Dejës, Noka tha se një landfill që u ripagua para zgjedhjeve pasi ishte likujduar një herë më parë.

Ndërsa për Bashkitë Krujë e Vorë denoncimi ishte për përdorimin e fondeve të tërmetit për vota.

Isha për të dëshmuar për përdorimin e parave publike për blerje votash. Konkretisht bashkia Vau i Dejës u denoncua një mega aferë në lidhje me një shifër të frikshme, njëherë 400 milionë dhe një herë 186 milionë për landfill, që ishte likujduar njëherë dhe është ripaguar prapë në kuadër të fushatës elektorale. Denoncuam kryetarët e bashkive Krujë dhe Vorë që kanë përdorur fondet e tërmetit, që është bërë legjendë tani. Si dhe kanë abuzuar me ndihmën ekonomike, duke bërë pagesa edhe për persona në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne do të denoncojmë përditë blerjen dhe manipulimin e votave. Janë shumë kallëzime, do më shikoni shpesh në këto dyer për të denoncuar”, deklaroi Noka