Dyzet e pesë çanta që përmbajnë mbetje njerëzore me karakteristika që përputhen me shtatë punonjës të munguar të një call centeri janë zbuluar në një luginë në një periferi të Guadalajara, sipas zyrës së prokurorit të shtetit në Jalisco.
Zyra e Prokurorit të Shtetit të Jalisco që hetonte vdekjet tha se kishte informacione paraprake se pjesët e trupit ‘përputhen me karakteristikat fizike të disa prej të rinjve që janë shpallur të humbur’, shkruan CNN.
Shtatë punonjës të një call centeri u raportuan të zhdukur midis 20 dhe 22 majit në zonën metropolitane të Guadalajara, në Meksikën perëndimore.
Luis Joaquín Méndez Ruíz, një prokuror i Jalisco, tha se ata gjetën mbetjet njerëzore brenda qeseve të hedhura në një zonë të pjerrët.
Ekspertët e mjekësisë ligjore ende nuk e kanë përcaktuar numrin e viktimave dhe identitetin e tyre.
Instituti i Shkencave Ligjore Jalisco po punon me familjet e të zhdukurve për të përcaktuar identifikimin e mbetjeve njerëzore.