Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta është paraqitur sot në SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët.
Balkan Web raporon se ish-deputeti Kosta do të dëshmojë për një ish-ministër me të cilin ka pasur biznes të përbashkët.
Ndërsa Shqiptarja.com shkruan se Kosta do pyetet në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeminstrin Arben Ahmetaj me të cilin ka rezultuar se ka pasur marrëdhënie biznesi.
Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.
Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.