Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi ironi në mbledhjen për mandatin e Xhaçkës: Të marrim një neuropsikiatër, 10 juristë nuk lexojmë dot një vendim gjykate


Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, në Këshillin për Legjislacionin, ku po diskutohet për imunitetin e Olta Xhaçkës, ka ironizuar me marrjen e një eksperti i paanshëm për të për të lexuar një vendim gjykate.

Korreshi ka kërkuar “një neuropsikiatër” pasi sipas tij 10 juristë deputetë nuk dinë të lexojnë një vendim gjykate.

Ore në jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë”, është shprehur ai.

Më tej Korreshi shtoi: “Ne propozojmë, miratojmë ligje për 3 mln e kusur shqiptar dhe çuditërisht del e nevojshme për profesionist për të lexuar një vendim gjykatë. Pjesa më e madhe avokatë të mirë. Kam një kërkesë, propozoj një ekspert tjetër, neuropsikiatër. Ore ne jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë. Me duket e çuditshme, ore të ndryshojmë profesionin. Të na japë një raport mjeko ligjor që jemi të aftë për të ushtruar profesionin”, ka thënë Korreshi.