Vendosni fjalën kyçe....

KQZ i jep mandatin 6 kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 14 majit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin 6 kryetarëve në 6 bashki të vendit të dalë nga zgjedhjet e 14 majit.  

Kështu, KQZ i dha mandatin Erion Veliajt në Tiranë, Emiriana Sakos në Durrës, Pjerin Ndreut në Lezhë, Sotiraq Filos në Korçë, Ermal Dredhas në Vlorë dhe Artur Bushit në Krujë.

Njoftimi

1.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Erion Luan Veliaj, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

2.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës zj. Emiriana Hiqmet Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

3.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Lezhë z. Pjerin Zef Ndreu, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

4.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Korçë z. Sotiraq Melka Filo, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

5.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Vlorë z. Ermal Neki Dredha, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

6.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Krujë z. Artur Xheke Bushi, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.