Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Kuvend ka treguar me emra dhe rolin e secilit prej atyre që sipas tij organizuan dhe morën pjesë në përplasjet e dhunshme në komunat me shumicë serve në veri të Kosovës.
Sipas Kurtit rolin kryesor në organizimin e protestuesve ne terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajtur “Mbrojtje Civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në teren.
Ai tha se këto protesta “me gjithë dashakeqësinë e tyre” iu kanë shërbyer që të bëjnë identifikime të vlefshme.
Deklarata e Kurtit:
-Millorad Jevtiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal. Shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në “bazë qëndrimi” të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Gjithashtu, ka prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës Serbe në atë shtëpi. Ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave atje për prezencë sa më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.
-Miqko Jeftiq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile” në Zveçan.
-Bashkë me të Rajko Jeftiq, ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish drejtor në komunën e Zveçanit, babai i Miqko Jeftiq.
-Danilo Josifovic, i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile”.
-Liljana Aksentijeviq, zëvendësuese e kryetarit të ashtuquajtur “Organ i Përkohshëm” në Zveçan, ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale të Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.
Personat që po i shohim të maskuar në video dhe nëpër fotografi janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës Aleksandër Filipoviq, që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po drejton ata. Me 29 maj të këtij viti, ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq, pasi që ai ka qenë duke e incizuar me telefon.
Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë:
– Nikolla Adžiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan, dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”.
– Milan Zhivkoviq, po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.
– Danilo Krivokapiq;
– Jovica Lazoviq;
– Nikola Radomiroviq;
– vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedeljkoviq.
Kjo organizatë kriminale, në rrjetet sociale, ka postuar lajm që pjesëtarë të grupit mercenar rus “Ëagner” kanë arritur në Kosovë. Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knezheviq, i cili drejton organizatën djathtiste “Patrollat e Popullit-Nardona Patrola”. Edhe ky ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personave nga Serbia në Kosovë. Damjan Knezheviq, dhe organizata e tij, organizuan protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, me ç’rast u patën identifikuar një numër i konsiderueshëm personash me simbole ekstremiste ruso-serbe.
Persona tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it se është mirë që edhe vendorët dhe ndërkombëtarët t’i dinë këta emra se nuk i ka sulmuar populli serbë, i ka sulmuar milicia fashiste.
– Vlladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin Vuçiq;
– Daniel Gjukiq, bashkë me një grup personash, kanë gjuajtur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiqit, të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale;
– Millosh Gjukiq, vëllau i Danielit. Këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Vuçiq;
– Millan (Jugosllav) Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në komunën veriore të Mitrovicës, ka marrë pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës;
– Millan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile”. Me 31 mars, bashkë me një grup ka shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë; më tej:
– Petar Millosheviq;
– Dejan Jevtiq;
– Nikolla Baldini;
– Millan Zhivkoviq;
– Vuk Brankoviq;
– Luka Vlaskoviq;
– Bozhidar Todoroviq dhe
– Radisha Denoviq.
Fotografia qe mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ajo e Danijel Shmigiq, i cili ka qenë e mbase edhe tash është shofer dhe truproje i nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq. Danijel Shmigiq ka ushtruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Përveç pjesëtarëve të grupit ekstremist “Severna Brigada”, Brigada Veriore, ka qenë prezent edhe tifo-grupi “Delije”, i Cvrena Zvezdës të cilët kanë qenë të përgatitur për sulm ndaj KFOR-it. Ne kemi panumër dëshmi evidencë materiale për këtë gjë.
Pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të dhjetëra ushtarëve të KFOR-it janë arrestuar Nebojsha Elezoviq (i cili e ka shoqëruar Goran Rakiqin gjatë udhëtimit të tij në Beograd me datë 23 mars 2022 për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë), Radosh Mitroviq dhe Zhivojko Milentijeviq. Këta janë arrestuar.
Me 31 maj, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë, Ivan Sekulic dhe Sinisha Jevtic. Ata kanë poseduar materiale të dyshimta përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, kartelë të veteranëve të luftës dhe të akademisë për siguri të Serbisë, shufër metalike, disa thika, substanca narkotike, sprej të ndryshëm, sfera metalike, dhe një çekan.