Një politikan rus ka nisur një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Vladimir Putinit, duke bërë thirrje që despoti të shkarkohet nga detyra dhe të zëvendësohet gjatë një daljeje në televizionin shtetëror.
Politikani opozitar Boris Nadezhdin, i cili ka kritikuar pushtimin rus të Ukrainës, tha në kanalin rus NTV se rusët duhet të zgjedhin një udhëheqës tjetër në zgjedhjet e vendit të vitit 2024.
“Ne duhet të zgjedhim dikë tjetër, dhe jo Putinin. Atëherë do të jetë gjithçka mirë”, tha hapur Nadezhdin, përcjell Daily Mail.
Kjo është hera e parë që dikush kërkon largimin e Putin nga televizioni shtetëror rus, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022.
Më tej, Nedazhdin shtoi se nën regjimin e Putin nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që Rusia të kthehet në Europë.
“Na duhet të zgjedhim një drejtues ndryshe që do ta qeverisë vendin dhe do të ndalë këtë luftë në Ukrainë. Na duhet një qeveri ndryshe që do ta lejojë Rusinë të rindërtojë marrëdhëniet me vendet e BE”, shtoi Nedazhdin.
Drejtuesi i emisionit, Ivan Trushkin, një propagandist i njohur i Putin u përpoq që ta ndërpriste Nadezhdin, duke thënë se i priste të gjitha këto fjalë të tij.
Ndërsa propaganduesit e Putinit kanë kritikuar hapur ushtrinë ruse dhe sukseset e luftës, ata nuk e dënojnë presidentin, por Nadezhdini bëri pikërisht këtë.
Nadezhin, një deputet komunal i Moskës, është i rregullt në televizionin shtetëror rus dhe në janar ai tha se lufta ishte një ‘situatë e pakuptimtë’.
Ish-përfaqësuesi i Dumës së Shtetit ka thënë gjithashtu në të kaluarën se “është absolutisht e pamundur të mposhtet Ukraina duke përdorur burimet dhe metodat e luftës koloniale që [Rusia ka]”.