Gjykata e Elbasanit ka vendosur për lirimin nga burgu të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Matilda Fetahu.
Ish-ministri do vijojë dënimin në “arrest shtëpie”. Tahiri është liruar me kusht.
Ai u dënua më 4 shkurt nga Gjykata e Posaçme me3 vite e 4 muaj burg.
Fillimisht Saimir Tahiri u caktua të vuante dënimin në burgun e Fierit më pas ai u transferua në burgun e Kosovës në Lushnjë.
Vendimi i Gjykatws sw Elbasanit
Me vendimin nr.13-2023-1959, datw 02.06.2023, Gjykata e Shkallws sw Parw e Juridiksionit tw Pwrgjithshwm Elbasan
VENDOSI
1.Pranimin e kërkesës.
2. I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a, Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.
4.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.
5.Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.