Vendosni fjalën kyçe....

U shfaq në media duke vjedhur dhe rrahur një person, ndalohet punonjësi i policisë në Shkodër


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës kanë arrestuar punonjësin e policisë Sh.Gj i cili u shfaq në media sikur vidhte i veshur me uniformë në një makinë dhe duke sharrë e goditur një person.

Me urdhër të prokurorisë punonjësi u ndalua punonjësi me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë në Shkodër për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër, në saj të një pune të përbashkët hetimore në funksion të procedimit penal regjistruar më datë 31.05.2023, ka finalizuar me sukses dokumentimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të punonjësit të policisë Nënkomisar SH. GJ., 55 vjeç, me detyrë Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Ndaj këtij punonjësi, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve me iniciale B. U. dhe A. B.
Ky rast është publikuar në media më datë 01.06.2023
”-njofton AMP.