Vendosni fjalën kyçe....

Meta: S’kemi për ta humbur optimizmin, luftojmë për lirinë e votës dhe të pronës


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson se opozita do të luftojë për lirinë e qytetarëve shqiptarë.

Në një reagim në ‘Facebook’, Meta thotë se optimizmi nuk do humbasë, ngase është cënuar liria për të zgjedhur e për të votuar e deri te liria e pronave.

 

Mesazhi i Metës

Ne optimizmin s’kemi për ta humbur ndonjëherë sepse jemi këtu pikërisht sepse besojmë tek disa vlera dhe luftojmë për to.

Dhe mbi të gjitha luftojmë për lirinë e qytetarëve shqiptarë, që është më e cënuar se asnjëherë tjetër, që nga liria për të zgjedhur e për të votuar që e panë të tërë e deri te liria e pronave që e shohim prapë këto ditë pas zgjedhjeve.