Klubi i Tiranës dhe trajneri Orges Shehi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe pse këtë vit nuk fituan asnjë titull duke humbur edhe kampionatin në Superiore në ndeshjet e fundit.
Njoftimin për zgjatjen e kontratës e ka bërë klubi i Tiranës.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës Tefik Osmani shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dy vjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës KF Tirana. Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu”-thuhet në njoftimin e KF Tiranës.
Për Shehin u përfol se kishte kontakte me Shkëndijën e Tetovës por edhe oferta nga Vllaznia.