Vendosni fjalën kyçe....

Plagos me thikë bashkëshorten e ia mbath, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës


Një 46-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme ndërsa autori Aleko Myrtollari është arratisur nga vendi i ngjarjes e është shpallur në kërkim nga policia.

Bashkëshortja e plagosur, 38-vjeçarja Manjola Myrtollari është dërguar në spitalin e Korcës në gjendje të rëndë.

Njoftimi

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”