Vendosni fjalën kyçe....

Kurti për BBC: Shqyrtojmë largimin e Policisë nga komunat, nëse bandat kriminale kthehen në Serbi


 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për “BBC” për situatën në veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës do të largohen nga ndërtesat e komunave në veri, nëse bandat kriminale në veri largohen për në Serbi apo futen në burg në Kosovë.

Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët tanë atëherë kujt duhet t’i shërbejnë ato. Kryetarët janë në zyrat e tyre dhe kështu duhet të jetë e qëndrojë. Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale, të cilat kanë sulmuar e plagosur gazetarët, policët tanë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi apo të futen në burg”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se nuk e ka në plan të dorëzojë “Republikën demokratike ta milicia fashiste”.

“Ne nuk mund të dorëzojmë Republikën demokratike te kjo milicia fashiste, që paguhet nga një autokrat në Beograd, që ishte edhe ministër i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk distancohen nga e kaluara nga Millosheviçi, nuk distancohen nga e tashmja nga despoti Vladimir Putin. Serbia është vendi i vetëm në Evropë që s’i ka vënë sanksione Rusisë”, tha Kurti.

Lidhur me situatën në veri, dhe deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës.

Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, milicisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit”, tha Kurti./ KOHA.