Vendosni fjalën kyçe....

Ndizet fushata për nominimin republikan, DeSantis zgjedh me kujdes fjalët në përplasjen me Trump


Në javën e parë të plotë të fushatës së tij presidenciale 2024, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis punoi shumë për të përcaktuar veten si një kandidat për votuesit – dhe po aq vështirë për të përcaktuar personin që i qëndron si pengesë në rrugën e tij për nominimin republikan.

Teksa vizitoi 12 qytete në tre shtete me votime të hershme, DeSantis, 44 vjeç, deklaroi se ai është alternativa më konservatore dhe e qëndrueshme ndaj Donald Trump, ish-presidentit dhe konkurrentit në garë.

Trump u përgjigj në një përshkallëzim të papritur të luftës së fjalëve midis dy burrave që jo vetëm rriti tensionet në garën republikane, por gjithashtu dha një pasqyrë të strategjisë fillestare të DeSantis.

Duke vizituar Ioëa-n, Neë Hampshire dhe Karolinën e Jugut këtë javë, guvernatori vazhdoi të shfaqej si një luftëtar i papërkulur për çështje të tilla si aborti, emigracioni, shpenzimet qeveritare, krimi dhe të drejtat e LGBTQ.

Po për herë të parë, DeSantis filloi të vizatonte kontraste të forta me Trump, duke e pikturuar ish-presidentin si një politikan që kishte humbur rrugën dhe që u bë një symbol i qeverisë që ai supozohej të shndërronte duke bërë kompromis shumë lehtësisht.

Kampi i Trump është përpjekur të bëjë të njëjtën gjë me DeSantis, duke e quajtur atë një ‘kukull moçali’ dhe duke nënvlerësuar arritjet e tij si guvernator i Floridës. Në një parti ku të qenit një amator politik ende ka një ndikim të gjerë, asnjëri nuk dëshiron të etiketohet si kandidati i establishmentit.

“Kjo është arsyeja pse ata po e bëjnë atë,” tha David Kochel, një person veteran i fushatës presidenciale republikane në Ioëa.

“Është një fjalë e ndyrë.”

Turneu i DeSantis në tre shtetet që do zhvillojnë garat e para nominuese të zgjedhjeve paraprake republikane vitin e ardhshëm synonte të çimentonte shpejt veten si kërcënimi më i madh i Trump.

Ai kryesisht u shfaq në vende të vogla por të mbushura me turma mbështetëse, edhe pse disa votues i thanë Reuters se nuk kishin vendosur se për kë do votonin.

Në fjalimet e tij, DeSantis nuk e kritikoi Trump me emër, por në vend të kësaj bëri referenca më ‘të errëta’, duke u thënë ndjekësve se ai do ishte kandidati që do siguronte ‘përfundimisht’ kufirin jugor të SHBA-së ose se ‘udhëheqja ishte më e rëndësishme sesa ngritja e një marke’. Ishte një mënyrë për të përgjumur mbështetësit e Trump se ai do vazhdonte punën e tij pa i antagonizuar ata duke fyer ish-presidentin, i cili ka ende shumë mbështetës të ashpër besnikë.

Por duke folur për mediat, DeSantis ishte më pak i kujdesshëm. Ai sugjeroi se Trump, rivali i tij kryesor për nominimin, kishte lëvizur ‘majtas’ gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe se ai nuk ishte më i njëjti kandidat që kandidoi në zgjedhjet e vitit 2016.

DeSantis theksoi prirjen e Trump për të quajtur kundërshtarët e tij me pseudonime ‘përçmuese’ dhe ‘tallëse’, në një intervistë me një stacion radiofonik në Neë Hampshire të enjten.

“Unë nuk mendoj se kjo është ajo që duan votuesit dhe sinqerisht, mendoj se sjellja e tij, prej vitesh tani, mendoj se kjo është një nga arsyet që ai nuk është në Shtëpinë e Bardhë tani,” tha DeSantis.

DeSantis e krahasoi kohën e Trump në detyrë me kohën e tij si guvernator i Floridës, ku ai dhe legjislatura republikane kanë miratuar një varg të gjatë reformash konservatore.

“Gjithmonë do ketë mënyra se si mund të thuash se nuk mund të bësh diçka,” i tha DeSantis një turme në Gilbert, Karolina e Jugut të premten, ndërsa përfundonte turneun e tij.

“Gjithmonë do ketë justifikime që mund të jepen.”

Trump dominon fushën e republikanëve me 49% mbështetje, ndërsa DeSantis është i radhës me 19%, sipas sondazhit të fundit të opinionit të Reuters/Ipsos të kryer në maj.

Alternativa Trump

Mesazhi i DeSantis u bëri thirrje votuesve si Doug Lambert, 58 vjeç, nënkryetari i Partisë Republikane të Qarkut Belknap në Neë Hampshire.

“Unë kam qenë dëshmitar zgjedhjes së republikan pas republikani në çfarëdo zyre dhe pastaj të gjithë u tërhoqën dhe bënë kompromis,” tha Lambert.

“Jo se ka ndonjë gjë të gabuar me kompromisin e arsyeshëm, por unë me të vërtetë mendoj se nëse e nxjerrim konservatorizmin atje, shumica e popullit amerikan do ta kuptojë se kjo është një gjë e mirë.”

Maureen Plyler, 74, e cila ndoqi takimin e DeSantis në Gilbert, ishte më skeptike, duke thënë se ajo favorizonte sfondin e biznesit të Trump.

“Ai është vetëm i provuar,” tha ajo.

“Ekonomia ishte e shkëlqyer.”

Ajo ishte e pakënaqur me shkëmbimet gjithnjë e më të egër të dy kandidatëve.

“Ti nuk ma ndryshon dot mendjen,” tha ajo.

DeSantis i ka moderuar mesazhet e tij herë pas here. Në katër ndalesat e tij në Neë Hampshire, me grupin e madh të votuesve të pavarur, ai nuk përmendi ndalimin e rreptë të abortit që Florida miratoi këtë vit. Por ishte një pikë kryesore diskutimi në Ioëa dhe Karolinën e Jugut, ku të krishterët ungjillorë kanë më shumë ndikim.

DeSantis gjithashtu e krahasoi veten me Trump në mënyra më pak të dukshme, duke e quajtur veten një ‘fëmijë nga klasa punëtore’ të cilit i është dashur të punojë për gjithçka dhe duke u thënë dëgjuesve se vendosi të bashkohej me ushtrinë në vend që të ndiqte një karrierë fitimprurëse.

Ai shpesh sillte gruan e tij, Casey DeSantis, në skenë, ku ata folën për rritjen e fëmijëve të tyre të vegjël, një kujtesë që DeSantis përfaqëson një brez krejtësisht të ndarë nga Trumpi 76-vjeçar.

Bill Hixon, një anëtar i Kongresit të Karolinës së Jugut që prezantoi DeSantis në Gilbert, tha se ishte gati të vazhdonte më tej.

Kur Trump u bë president, Hixon tha: “Isha shumë i emocionuar. Por sinqerisht tani, e kam humbur ngacmimin.”

Një grua në turmë u përgjigj me një ‘Amen’ të butë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, K,Manjani